Koalicioni pro-perëndimor ?Vendosmërisht për Malin e Zi? i Presidentit Milo Gjukanoviç kryesoi zgjedhjet parlamentare të së dielës në këtë vend.
Megjithatë, koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve ka një diferencë tepër të ngushtë me pro-serbët dhe pro-rusët e listës ?Për ardhmërinë e Malit të Zi? të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç, ndër drejtuesit kryesorë të protestave anti-qeveritare të viteve të fundit në këtë vend.
Partia e Gjukanoviçit mori shumicën prej 30 deputetësh, e cila megjithatë është e pamjaftueshme për formimin e qeverisë që kërkon mbështetjen e të paktën 41 deptuetëve, nga 81 në total që ka parlamenti malazez. Vetëm 3 deputetë më pak siguruan pro-serbët e Krivokapiçit.
Për herë të parë, shqiptarët do të përfaqësohen nga dy deputetë në Parlamentin e Malit të Zi. Dy grupimet, Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar siguruan nga një deputet.
Të dy drejtuesit e partive të mëdha shpallën fitoren. Gjukanoviç shprehu bindjen se do të jetë koalicioni i tij që do të qeverisë vendin, me mbështetjen e partive të vogla dhe atyre të minoritetit.
?Ne do të presim për rezultatet zyrtare për të parë se kujt i takon mandati i 41-të për të shprehur më pas vullnetin e popullit. Me partnerët tanë tradicionalë, minoritetet dhe partitë e vogla, ne që tani arrijmë 40 deputetë, një më pak shumica e nevojshme?.
Ndërsa për liderin e opozitës pro-serbe, ky është fundi i pushtetit absolut 31-vjeçar të Gjukanoviçit.
?Pas 31 vitesh pushteti absolut, kjo duhej të ndodhte. Arsyeja qëndron tek fakti që kush lufton kundër Zotit dhe Shën Vasilit të Ostrogut duhet të përballet me ndëshkimin e tij. Po të shohim rezultatet, 42 deputetë i përkasin opozitës dhe 39, të tjerëve?.
Që pa zbardhur dita, pas qartësimit të rezultateve Krivokapiçi u takua përzemërsisht me kryepeshkopin Amfilohije të kishës serbe të Malit të Zi në katedralen ?Ngjallja e Krishtit? në Podgoricë. Kryeopozitari Zdravko Krivokapiç drejtoi protestat e mëdha kundër ligjit të ri të miratuar me nismën e qeverisë në fillim të këtij viti, për shtetëzimin e pronave të Kishës Ortodokse Serbe.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/